Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë - Gazeta Express
string(103) "bajrami-thote-se-kane-nisur-hetimet-per-importin-e-energjise-ne-kosove-pasi-u-ankuan-ne-vjene-e-lubjane"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 11:25

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 11:25

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë.

Bajrami tha se në ankesën e dërguar kanë kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektimin e rregullores REMIT.

“Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vetë ZRRE është rezultat i metodës së punës së institucioneve të lartpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse, në këtë rast Kosovës”.

Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vetë ZRRE-së, Bajrami tha se tash presin të nisin hetimet “sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”.