Dy drejtues mjetesh janë arrestuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, ku humbi jetën një 60-vjeçar.
Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas njoftimit të policisë, një 61-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur mjetin që një 43-vjeçar e kishte parkuar gabim në rrugë dhe për pasojë ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 61 vjeç dhe P. B., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shtetasi B. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur automjetin që shtetasi P. B. e kishte pozicionuar gabim dhe më pas ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. D., 60 vjeç”, thuhet në njoftim.