Kaloi kufirin ilegalisht me 500 pula, ndalohet  i dyshuari - Gazeta Express
string(56) "kaloi-kufirin-ilegalisht-me-500-pula-ndalohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 10:10

Kaloi kufirin ilegalisht me 500 pula, ndalohet  i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 10:10

Një person është ndaluar nga autoritetet pasi dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht me një automjet-fugon në të cilin gjendeshin rreth 500 copë pula.

Sipas policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar në fshatin Dumnicë të Podujevës.

“Me urdhër të prokurorit, automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit”, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh.

Rasti është cilësuar si  “ Kalim i pautorizuar i vijës kufitare”.