Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar që prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe efektivë të Policisë së Shtetit kanë bastisur një subjekt privat, ndërsa pranë vendngjarjes janë pozicionuar disa mjete policie.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, bën me dije se kontrollet lidhen me zbardhjen e një krimi të rëndë, i ndodhur disa kohë më parë.
Operacioni nuk është i kufizuar vetëm në Tiranë, kontrolle të ngjashme po zhvillohen paralelisht edhe në qytete dhe vende të tjera të vendit, çka tregon për një aksion të koordinuar dhe të shtrirë në disa drejtime.
Policia pritet të japë detaje në orët në vijim, ndërsa hetimet janë në vijim dhe zona mbetet nën vëzhgim të rreptë nga forcat e rendit.