“Jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi”, Spiropali e Gërvalla në një ‘takim miqësor pune’ në New York - Gazeta Express
string(94) "jo-vetem-rastesia-na-veshi-kuq-e-zi-spiropali-e-gervalla-ne-nje-takim-miqesor-pune-ne-new-york"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 9:56

“Jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi”, Spiropali e Gërvalla në një ‘takim miqësor pune’ në New York

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 9:56

Kryediplomatja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka njoftuar për “një takim miqësor pune” me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, në New York ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Spiropali nisi punën e saj sot me një kostum të zi, ndërsa Gërvalla mbante një fustan të kuq. Kombinimin e këtyre dy ngjyrave e vuri në pah Spiropali në një postim në Facebook.

“Takim miqësor pune me Donika Gërvalla, ku jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi”, shkroi ajo.