Pritja e Trump për liderët në OKB, Kongresmeni Self thotë se Osmani e ka takuar atë - Gazeta Express
string(82) "pritja-e-trump-per-lideret-ne-okb-kongresmeni-self-thote-se-osmani-e-ka-takuar-ate"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 8:43

Pritja e Trump për liderët në OKB, Kongresmeni Self thotë se Osmani e ka takuar atë

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 8:43

Kongresmeni amerikan, Keith Self, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York ku po merr pjesë në punimet e javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kongresmeni republikan ka shprehur falënderimin ndaj presidentes Osmani për kohën e ndarë gjatë vizitës së saj në SHBA, duke përmendur gjithashtu se Osmani është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump.

“Jam mirënjohës presidentes Osmani të Kosovës që kaloi kohë me mua pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara,” ka shkruar Self në një postim në Facebook.