Një aksident tragjik është regjistruar këtë të enjte në aksin Peqin–Elbasan. Një 61-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një këmbësor, 58-vjeç.
Shoferi është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. D. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.