“Për një plesht, S'digjet jorgani” – Vllasi: S’duhet prishur raportet me aleatët për çështje të vogla - Gazeta Express
string(93) "per-nje-plesht-sdigjet-jorgani-vllasi-sduhet-prishur-raportet-me-aleatet-per-ceshtje-te-vogla"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 8:31

“Për një plesht, S’digjet jorgani” – Vllasi: S’duhet prishur raportet me aleatët për çështje të vogla

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 8:31

Azem Vllasi, njohësi i zhvillimeve politike, tha se qeveria duhet të tregojë më shumë kujdes në vendimmarrje dhe të ruajë komunikim të ngushtë me shtetet aleate.

“Askush prej shteteve mike nuk kërkon që për Serbët mos të vlejnë ligjet e Kosovës. Por për do çështje të vogla konkrete nuk ka nevojë për nxitim. Duhet që Qeveria të konsultohet dhe t’i informoi përfaqësuesit e shteteve mike”, shtoi ai.

Ai e përfundoi me një fjalë popullore, duke theksuar nevojën për maturi dhe kujdes në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës së Kosovës me diplomaci më efikase.

“Një fjalë popullore thotë: ‘Për një plesht, nuk digjet jorgani’. Shpejt duhet të ndryshoi qasja në përmirësimin e raporteve me shtetet mike dhe të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Diplomacia jonë duhet të jetë më efikase në këtë drejtim”, përfundoi ai për Front Online.