Arrestohet një person nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture. Policia ka treguar se bëhet fjalë për një person në Podujevë e të cilin me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.