Shkrimi kundër UÇK-së, sot dorëzohet kallëzim penal dhe padi ndaj kryeparlamentarit Basha - Gazeta Express
string(88) "shkrimi-kunder-uck-se-sot-dorezohet-kallezim-penal-dhe-padi-ndaj-kryeparlamentarit-basha"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 7:50

Shkrimi kundër UÇK-së, sot dorëzohet kallëzim penal dhe padi ndaj kryeparlamentarit Basha

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 7:50

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, do të dorëzojë sot kallëzim penal dhe padi civile ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini.

Përmes një postimi në Facebook, avokati Gjini ka bërë të ditur se dorëzimi i kallëzimit penal dhe padisë do të bëhet sot, në orën 13:20, pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.

“Ditën e premte në Prokurorinë Speciale në orën 13:20 do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës për propagandën në përhapjen e fakteve jo të vërteta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është financuar nga kartelët e drogës, e ku Dimal Basha këto pretendime i ka theksuar në një revistë shkencore në një universitet në SHBA, e po ashtu faktit se Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore dhe kanë përhapur fakte kundër UÇK-së, duke dhënë informata kësaj autore në publikimin e kësaj reviste kundër popullatës shqiptare. Andaj unë si avokat dhe një përfaqësues i UÇK-së të premten do të procedojmë kallëzimin penal, ku do të kërkojmë që gjatë hetimit të kësaj çështjeje të merret në tërësi revista e publikuar dhe do të kërkojmë nga Prokuroria Speciale që Dimal Bashës t’i ndalohet ushtrimi i pozitës së kryeparlamentarit, përderisa çështja të trajtohet dhe të hetohet nga Prokuroria Speciale. Universiteti amerikan do të na sigurojë revistën shkencore dhe do të shprehet vepra penale që ka kryer Dimal Basha”, tha Gjini.