Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron armë dhe municione, arreston një person - Gazeta Express
string(79) "policia-ne-mitrovicen-e-jugut-sekuestron-arme-dhe-municione-arreston-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 22:13

Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron armë dhe municione, arreston një person

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 22:13

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Mitrovicën e Jugut, ku ka sekuestruar disa armë dhe sasi të konsiderueshme fishekësh gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari.

Bastisja u krye nga hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu, pas hetimeve të zgjeruara që lidhen me një rast dhune në familje dhe dyshime për posedim të paligjshëm të armëve.

Sipas policisë, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan:

Pesë armë të gjata;

Një pistoletë me katër karikatorë;

447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndaj tij janë iniciuar procedura për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Dhunë në familje”.