Prishtina ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj Prishtinës së Re.
Prishtina triumfoi pastër 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ilievski kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
E për rezultatin 2:0 u përkujdes Blendi Baftiu në minutën e 68-të.
Me këtë fitore, Prishtina merr primatin në renditje me 13 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Prishtina e Re mbetet në pozitën e shtatë me gjashtë pikë.