Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka vizituar fshatin Zabllaq, ku në dy takime të ndara është pritur nga familja Dervishaj dhe familja Ahmetaj.
Ferati tha se diskutimet janë përqendruar rreth punëve të kryera deri më tani dhe projekteve që do të vijojnë në këtë zonë, me theks të veçantë tek përmirësimi i kushteve për bujqit, infrastruktura dhe zhvillimi i mëtejshëm i fshatit.
“Biseduam për punët e kryera deri më tani dhe për projektet që do të vazhdojmë në këtë fshat, me theks tek përmirësimi i kushteve për bujqit, infrastrukturën dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës,” tha Ferati.
Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
#LDK113 #RrugëtimiYnëVazhdon