Shpërthejnë të qeshurat në Pressing – Olluri, Mirena e Syla nuk përmbahen kur Buzhala thotë se Mefail Bajqinovci po qëndron në SHBA - Gazeta Express
string(128) "shperthejne-te-qeshurat-ne-pressing-olluri-mirena-e-syla-nuk-permbahen-kur-buzhala-thote-se-mefail-bajqinovci-po-qendron-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 21:48

Shpërthejnë të qeshurat në Pressing – Olluri, Mirena e Syla nuk përmbahen kur Buzhala thotë se Mefail Bajqinovci po qëndron në SHBA

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 21:48

Sonte në pjesën e dytë të emisionit Pressing në T7 diskutohet për vizitën e liderëve institucionalë të Kosovës në SHBA, përmbajtjen e takimeve dhe zgjedhjet lokale me panelistët Valon Syla, Ilir Mirena, Parim Olluri, Viktor Buzhala e Mirlind Behluli.

Buzhala u shpreh se punët e Kosovës me Amerikën nuk janë keq ashtu sic është raportuar, pasi sipas tij, nëse gjërat do të ishin të tensionuar nuk do të kishte shtrëngim duarsh mes presidentes Vjosa Osmani dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Por, të qeshurat në studio shkaktohen kur Buzhala përmend qëndrimin e Mefail Bajqinovcit në ShBA, për të cilin thotë se edhe kjo është një arsye se situata me ShBA’të është e shtensionuar.

Olluri, Syla dhe Mirena vazhdojnë të qeshurat derisa Buzhala fliste.