Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka vizituar fshatin Kovragë, ku u takua me banorët dhe fermerët e zonës.
Ferati tha se Kovraga është shembull i punës e përkushtimit që shihet çdo ditë në tokat bujqësore, ndërsa premtoi angazhim me projekte konkrete në mbështetje të bujqësisë.
“U rikthyem në Kovragën punëtore, aty ku puna dhe përkushtimi shihen çdo ditë në tokat e tyre. Angazhimi ynë vazhdon me projekte të reja për ujitje, rrugë fushore dhe mbështetje edhe më të madhe për fermerët e kësaj zone,” tha Ferati.
Ai gjithashtu falënderoi për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme nga banorët e Kovragës.
#LDK113 #RrugëtimiYnëVazhdon