Buja nga terreni në disa fshatra: Mbështetja juaj masive sonte është më shumë se entuziazëm, është përgjegjësi - Gazeta Express
string(108) "buja-nga-terreni-ne-disa-fshatra-mbeshtetja-juaj-masive-sonte-eshte-me-shume-se-entuziazem-eshte-pergjegjesi"

Zgjedhjet

Gazeta Express

25/09/2025 20:57

Buja nga terreni në disa fshatra: Mbështetja juaj masive sonte është më shumë se entuziazëm, është përgjegjësi

Zgjedhjet

Gazeta Express

25/09/2025 20:57

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, thotë se në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, “zëri i qytetarëve është i qartë: duan më mirë, ujë 24/7, shkolla moderne ku fëmijët marrin dijen në kushte dinjitoze, si dhe çerdhe e kopshte që garantojnë përfshirjen e hershme në edukim”.

Nga atje, Buja thotë se qytetarët duan “rrugë të sigurta, transport publik që lidh çdo lagje me qytetin, parqe, shetitore dhe kënde lojërash ku familjet të kalojnë kohë së bashku”.

“Mbështetja juaj masive sonte është më shumë se entuziazëm është përgjegjësi. Mesazhi është i qartë, jo vetëm për ne, por për të gjithë: fitorja është e jona”, shkruan Buja.

Postimi i plotë: