Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, pas takimit me qytetarët në Baicë, tha se pjesëmarrja e tyre po dëshmon “rrugën drejt fitores”.
Ahmeti shprehet se “ky entuziazëm na jep forcë dhe motivim për të vazhduar përpara. Gjatë tubimit prezantuam punën dhe projektet që do të realizohen, si ndërtimi i shkollës së re dhe projektet infrastrukturore”, derisa ndan detaje nga takimi me qytetarët.
“Programi ynë nuk është vetëm një plan, por rruga e sigurt drejt zhvillimit dhe progresit të qëndrueshëm. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin! Faleminderit Baicë, për besimin dhe përkrahjen!”, është shprehur Ahmeti.