Gruaja në rastin e pazbuluar në Spanjë identifikohet pas 20 vitesh - Gazeta Express
string(66) "gruaja-ne-rastin-e-pazbuluar-ne-spanje-identifikohet-pas-20-vitesh"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 20:24

Gruaja në rastin e pazbuluar në Spanjë identifikohet pas 20 vitesh

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 20:24

Një grua, trupi i së cilës u gjetë në Spanjë më shumë se 20 vjet më parë, është identifikuar përmes një fushate policore ndërkombëtare.

Gruaja u identifikua të enjten si shtetasja 31-vjeçare ruse Liudmila Zavada, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Ajo është personi i tretë që identifikohet përmes iniciativës Operation Identify Me, e cila u lançua nga policia në vitin 2023 në një përpjekje për të gjetur emrat e grave që ishin vrarë ose kishin vdekur në rrethana të dyshimta ose të pashpjegueshme në Evropë.

Rasti i parë ishte një grua britanike e vrarë në Belgjikë, familja e së cilës e identifikoi atë pasi pa një fotografi të tatuazhit të saj në një raport të BBC News.

Valdecy Urquiza, sekretare e përgjithshme e agjencisë ndërkombëtare të policisë Interpol, e cila drejton fushatën, tha se identifikimi i fundit do t’u jepte “shpresë të re familjeve dhe miqve të personave të zhdukur” dhe “pista të reja” hetuesve.

“Pas 20 vjetësh, një gruaje të panjohur i është kthyer emri i saj”, tha ai.