Hargreaves ngjitet në majën e Bistrës bashkë me pjesëtarët e FSK'së që kanë diplomuar në MB dhe ushtarët britanikë në Kosovë - Gazeta Express
string(123) "hargreaves-ngjitet-ne-majen-e-bistres-bashke-me-pjesetaret-e-fskse-qe-kane-diplomuar-ne-mb-dhe-ushtaret-britanike-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 20:10

Hargreaves ngjitet në majën e Bistrës bashkë me pjesëtarët e FSK’së që kanë diplomuar në MB dhe ushtarët britanikë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 20:10

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton se është ngjitur në majën e Bistrës (2651m), së bashku me pjesëtarët e FSK-së që kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ushtarët britanikë në Kosovë.

Ngjitjen në majën e Bistrës, ambasadori e përshkruan si më poshtë:

“Një ditë vërtet e këndshme sot duke u ngjitur në Bistra (2651m), maja ime e 7-të nga 20 majat e Kosovës…#kosovo20peakschallenge.

Këtë herë ishte kënaqësi të bashkohesha me anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të diplomuar nga Akademia Ushtarake britanisë, dhe ekipin e mbrojtjes të Britanisë që aktualisht është në Kosovë. Një mënyrë e shkëlqyer për të përfunduar javën pas një kontributi të shkëlqyer akademik në trajnimin e lidershipit të FSK-së nga Dr. Dorian Minors nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst”.

Postimi i plotë: