Talenti i Liverpoolit, Ngumoha nënshkruan kontratë profesionale - Gazeta Express
string(62) "talenti-i-liverpoolit-ngumoha-nenshkruan-kontrate-profesionale"

Futboll

Gazeta Express

25/09/2025 19:47

Talenti i Liverpoolit, Ngumoha nënshkruan kontratë profesionale

Futboll

Gazeta Express

25/09/2025 19:47

Adoleshenti i Liverpool-it, Rio Ngumoha, ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me kampionët e Premierligës.

Ngumoha, 17 vjeç, shënoi golin e fitores në minutën e 100-të ndaj Newcastle në debutimin e tij në Premier Ligë muajin e kaluar.

Liverpool nuk ka konfirmuar kohëzgjatjen e marrëveshjes së re të sulmuesit.

Ai u largua nga akademia e Chelseat për t’iu bashkuar “The Reds” në shtator 2024 dhe deri më tani ka zhvilluar pesë paraqitje me ekipin e parë.

Në janar, Ngumoha u bë lojtari më i ri që ka nisur një ndeshje titullar për Liverpool-in – në moshën 16 vjeç e 135 ditë – në fitoren 4-0 ndaj Accrington në FA Cup.

Ai gjithashtu debutoi në Ligën e Kampionëve këtë muaj, kur Liverpool mposhti Atletico Madridin në Anfield.

Ngumoha ka përfaqësuar Anglinë në nivele të ndryshme të të rinjve dhe debutoi me kombëtaren U-19 më 3 shtator.

I konsideruar si lojtari më i mirë i gjeneratës së tij te Chelsea, ai vendosi të kalonte te Liverpool, duke besuar se aty kishte një rrugë më të mirë për të arritur në ekipin e parë. Kjo ndodhi pavarësisht përpjekjeve të Chelseat për ta bindur, duke i ofruar disa kontrata të rëndësishme për të ardhmen.

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, e përfshiu Ngumohan në ekipin e parë gjatë përgatitjeve verore, duke e aktivizuar nga minuta e parë ndaj Athletic Club në gusht. Duke luajtur nga krahu i majtë, ai shënoi pas vetëm dy minutash lojë dhe u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë mes duartrokitjeve të gjata të tifozëve.

Kjo paraqitje erdhi pas një asistimi ndaj AC Milan dhe një goli kundër Yokohama F. Marinos në miqësoret e zhvilluara në Azi.