Mendimi për motin: Vranësira e shi kohëpaskohe të premtën, temperaturat zbresin në 22C e 25C - Gazeta Express
string(90) "mendimi-per-motin-vranesira-e-shi-kohepaskohe-te-premten-temperaturat-zbresin-ne-22c-e-25c"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 18:41

Mendimi për motin: Vranësira e shi kohëpaskohe të premtën, temperaturat zbresin në 22C e 25C

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 18:41

Mendimi për motin – 25.09.2025

Dita e premtë dominohet nga vransirat, e kohëpaskohe paraqiten kushte për rrebeshe shiu, vende-vende të shoqëruara me bubullima. Frynë erëra lindore e verilindore të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Temperaturat pësojnë rënie në 22C e 24C, ato maksimale, ndërsa minimalet në mëngjes luhaten ndërmjet 13C e 16C.

Vransira kalojnë përgjatë vendit në fundjavë, kohëpaskohe të shoqëruara me reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale zbresin në 16C e 18C. Kushte të paqëndrueshme do të na përcjellin edhe ditëve të fundit të shtatorit, me mundësi për të reshura shiu, ditën e hënë dhe të martë. Temperaturat mbesin të ulëta, me minimale që zbresin deri në 8C e 10C. Frynë erëra kryesisht nga lindja e verilindja, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s.