Tetore Olloni zgjidhet kryesuese e Bordit Drejtues të SHSKUK-së - Gazeta Express
string(63) "tetore-olloni-zgjidhet-kryesuese-e-bordit-drejtues-te-shskuk-se"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 17:55

Tetore Olloni zgjidhet kryesuese e Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 17:55

ShSKUK ka njoftuar se kryesuese e Bordit Drejtues të ShSKUK’së është zgjedhur Tetore Olloni.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në mbledhjen e mbajtur më 25.09.2025, konform dispozitave ligjore, dhe parimit të rotacionit, me 5 vota për, ka zgjedhur Kryesuese të Bordit Drejtues Dr. Tetore Olloni – Përfaqësuese e Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës. Me këtë rast, Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka vlerësuar dhe falënderuar për kontributin e dhënë ish-Kryesuesin, Dr. Dren Boshnjaku. Në fjalën e saj, Kryesuesja Dr. Olloni falënderoi anëtarët e Bordit për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara nga SHSKUK. Bordi Drejtues i SHSKUK-së është në këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni – Kryesuese, Dr. Dren Boshnjaku – Anëtar, Dr. Rrezarta Bajrami – Anëtare, Dr. Ismet Ramadani – Anëtar, Dr. Vjollca Kadolli- Anëtare, Dr. Besa Balidemaj- Anëtare.”