Dukagjini vazhdon me formë fantastike, fiton ndaj Llapit dhe merr primatin - Gazeta Express
string(73) "dukagjini-vazhdon-me-forme-fantastike-fiton-ndaj-llapit-dhe-merr-primatin"

Futboll

Gazeta Express

25/09/2025 16:56

Dukagjini vazhdon me formë fantastike, fiton ndaj Llapit dhe merr primatin

Futboll

Gazeta Express

25/09/2025 16:56

Dukagjini po vazhdon me rezultate pozitive në këtë start të sezonit në Superligë.

Ekipi nga Klina ka triumfuar 3:1 në shtëpi ndaj Llapit, në kuadër të javës së gjashtë, shkruan Gazeta Express.

Isufi, Merlaku e Zulfiji shënuan për vendasit, teksa trajneri Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.

Me këtë fitore, Dukagjini merr përkohësisht lidershipin në tabelë me 13 pikë.

Në anën tjetër, Llapi mbetet i fundit në renditje me tri pikë dhe ende pa e shijuar fitoren.