Rubio shtron darkën “Transatlantike” në Nju Jork, të pranishëm edhe ministrat e Shqipërisë e RMV'së - Gazeta Express
string(95) "rubio-shtron-darken-transatlantike-ne-nju-jork-te-pranishem-edhe-ministrat-e-shqiperise-e-rmvse"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 15:04

Rubio shtron darkën “Transatlantike” në Nju Jork, të pranishëm edhe ministrat e Shqipërisë e RMV’së

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 15:04

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka organizuar më 24 shtator atë që nihet si “Darka Transatlantike” 2025 me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas, shkruan Express.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë gjithashtu edhe ministrat e Jashtëm të Armenisë, Azerbajxhanit, Zvicrës dhe Ukrainës, por jo edhe ndonjë përfaqësues i ndonjë shteti tjetër.

Rubio në këtë organizim kishte folur për rëndësinë e aleancave transatnaltike për ruajtjen e paqes dhe angazhimin historik të shteteve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe rëndësinë e angazhimit për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Në këtë darkë të shtruar në Nju Jork ka qenë e pranishme kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, e cila ka thënë se aleanca në mes të SHBA-së dhe Shqipërisë po frocohet edhe më tej në dimension politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.

Edhe kryediplomati maqedonas, Timo Mucunski, ka shkruar për pjesëmarrjen e tij në këtë organizim, duke thënë se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm që vazhdon të kontribuojë për paqen rajonale e globale.

Në Nju Jork është duke qëndruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka njoftuar se ka shtrënguar duart me Sekretarin amerikan Rubio në një organizim të bërë nga presidenti amerikan Donald Trump./Express/