Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për mediet se, Erion Veliajt po i kërkohet që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu.
“Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësi”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se varianti është antikushtetues.
“Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese”, deklaroi Berisha duke iu referuar procesit të shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në lidhje me kandidatin opozitar për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës, Berisha foli për konsultime me me aleatët dhe të gjithë spektrin opozitar.
“Do të ketë marrëveshje patjetër, me aleatët dhe me spektrin opozitar, patjetër që do të ketë”, tha Berisha.