Besnik Osmani viziton familjet “punëtore e kontribuuese” në Bardhi të Madh - Gazeta Express
string(72) "besnik-osmani-viziton-familjet-punetore-e-kontribuuese-ne-bardhi-te-madh"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 13:44

Besnik Osmani viziton familjet “punëtore e kontribuuese” në Bardhi të Madh

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 13:44

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Fushë Kosovë, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot vizita në Bardhi të Madh, ku është pritur nga dy familje, pwr tw cilat tha se përfaqësojnë punën, përkushtimin dhe kontributin për komunitetin.

“Amrush Bajqinca, së bashku me familjen e tij, kujdeset për rreth 30 krerë lopë, duke u bërë një nga furnizuesit kryesorë të fshatit dhe qytetit me qumësht e produkte të tij. Ky angazhim është shembull i punës së ndershme dhe i përkushtimit për cilësi e qëndrueshmëri në treg”.

Po ashtu, Osmani vizitoi edhe familjen e Haxhi Hilmi Xhigolit, pwr tw cilin tha se prej vitesh njihet për kontributin e madh ndaj komunitetit.

“Përkushtimi i tij i gjatë dhe i sinqertë e ka bërë atë një figurë të respektuar në fshat. Këto vizita janë dëshmi e vlerave që ne si LDK përfaqësojmë – respekt për punën e ndershme, për ata që kontribuojnë në ekonomi e shoqëri, dhe për ata që ndër vite kanë dhënë shumë për komunitetin e tyre”, u shpreh Besnik Osmani.