Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 51-vjeçarit Valbon Beqiri në Durrës ditën e mërkurë. Dy persona janë arrestuar, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij. Në pranga kanë rënë Teilor Tivari 24 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij Xh.D. 27 vjeç.
“Nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij” njofton policia.