Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka nisur procedurë disiplinore ndaj Gerard Piqué, i cili dyshohet se është përfshirë në një sjellje që konsiderohet si kërcënuese ndaj gjyqtarëve në ndeshjen Andorra – Mirandes.
Sipas raportit të gjyqtarit De Ena Wolf, pronari i klubit Andorra, Piqué, së bashku me drejtorin sportiv Jaume Nogués dhe menaxherin e ekipit, Carles Manso, dyshohet se u janë drejtuar referëve në tunelin që çon në dhomën e zhveshjes me fraza ofenduese si “ju horra” dhe “bir b…”. madje duke e detyruar edhe policinë që të ndërhyjë.
Procedurat e nisura nga RFEF aktualisht nuk rezultojnë në një sanksion të drejtpërdrejtë, por synojnë t’i sqarojnë faktet dhe të vlerësojnë nëse është e nevojshme një dosje e plotë disiplinore, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.
Sipas Nenit 99 të Kodit Disiplinor, fyerjet ose sjellja ofenduese ndaj gjyqtarëve ose zyrtarëve mund të ndëshkohen me pezullime nga katër deri në dymbëdhjetë ndeshje, ndërsa Neni 100 parashikon të njëjtin dënim për kërcënime ose shtrëngim, me mundësinë e veprave penale kumulative.
RFEF do ta vazhdojë hetimin e saj për ta përcaktuar nëse do ta hapë një hetim të plotë apo do ta mbyllë çështjen.
Nëse konfirmohet, sjellja e Piqué dhe e gjyqtarëve të përfshirë mund të rezultojë në dënime të rënda, deri në dymbëdhjetë ndeshje moslojë, me pasoja të rënda për klubin dhe imazhin e gjyqtarit katalunas. /Gazeta Express