Këshilli i ministrave në Shqipëri shkarkon Erion Veliajn - Gazeta Express
string(56) "keshilli-i-ministrave-ne-shqiperi-shkarkon-erion-veliajn"

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 13:06

Këshilli i ministrave në Shqipëri shkarkon Erion Veliajn

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 13:06

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka shkarkuar Erion Veliajn nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë.

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt ditën e sotme, në orën 12:00.

Më 23 shtator Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro, vendim që u miratua edhe nga Prefekti i qarkut Tiranë.

Ky vendim i mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 4”, i hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Tanimë, pritet që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të shpallë vakancën, e 48 orë më pas, caktohet data e zgjedhjeve të pjesshme.