Avokati i sëmurë, shtyhet seanca paraprake për dosjen ‘Meta’. Kryemadhi: Gjyqi im, politik - Gazeta Express
string(84) "avokati-i-semure-shtyhet-seanca-paraprake-per-dosjen-meta-kryemadhi-gjyqi-im-politik"

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 12:46

Avokati i sëmurë, shtyhet seanca paraprake për dosjen ‘Meta’. Kryemadhi: Gjyqi im, politik

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 12:46

Seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, ku janë të pandehur Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj, është shtyrë për më 9 tetor, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Metës, Kujtim Cakrani. Ky i funditkishte paraqitur një kërkesë për shtyrje në sekretarinë e Gjykatës, për arsye shëndetësore.

Në sallën e GJKKO ishte e pranishme vetëm ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Gjyqi im është politik”, deklaroi Kryemadhi në një prononcim për mediat, duke e lidhur nisjen e procesit penal ndaj saj me denoncimet publike për aferën e inceneratorëve. Ajo akuzoi SPAK për presion dhe shantazh ndaj dëshmitarëve:

Ku ndryshon një kriminel që i vendos një pistoletë në kokë një biznesmeni, një prokurori, një politikani, nga një institucion si ky këtu që kërcënon, intimidon, shantazhon, linçon një qytetar që nuk pranon të thotë atë që ka dëshirë të thotë prokurori në dosje”, tha ajo.

Kryemadhi akuzoi më tej SPAK-un për mashtrim të autoriteteve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në lidhje me letërporositë për dosjen ‘Meta’, duke pretenduar se është manipuluar informacioni për sekuestrimin e pajisjeve elektronike.

“SHBA i thotë: a keni vendim gjykate për sekuestron dhe SPAK ka gënjyer dhe thotë ‘po kemi’ dhe i çon vendimin për sekuestron e celularit të mamasë sime. Ndërkohë Britania ju thotë se na keni shpjeguar telefonin e kësaj zonjës dhe CV e Metës, a mund të na thoni cili është krimi që ka bërë Meta dhe Kryemadhi se nuk e shohim”, deklaroi Kryemadhi, duke shtuar se “këta njerëz kanë kthyer profesionin në hakmarrje personale”.

Kryemadhi kritikoi edhe opozitën për qëndrimet e saj ndaj sistemit të drejtësisë, duke i bërë thirrje që të përqendrohen në denoncimin e çështjeve të vërteta.

“Zoti Dumani kur u bë kryeprokuror… për të gjithë gazetarët dhe parlamentarët opozitarë që harxhojnë kohën me Diellën dhe bëjnë lojën e Edi Ramës, pse nuk merren me ditën kur është shënuar ky kryeprokuror? Sa kilogramë drogë është hapur në Portin e Durrësit? Zero!”, u shpreh Kryemadhi me tone të ashpra.