Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të premte, pasi dha dëshminë e tij sot pranë Gjykatës së Posaçme GJKKO lidhur me dosjen “5D”. Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh se në sallë ishte ndjerë i indimiduar.
“Në këtë proces në gjykatë isha I thërritur si dëshmitar dhe si kallëzues për dosjen famoze të 5 drejtorëve. Jam pyetur nga gjykata dhe prokuroria e posaçme për rrethanat e ngjarjes. Kam dhënë përgjigjet e mia shteruese për aq sa kam informacion. Jam pyetur në mënyrë intimiduese për deklaratat. Është kaluar në interpretime politike…”, tha Këlliçi.
Më tej ai shtoi se avokatët i kanë bërë pyetje që s’kanë lidhje me çështjen për të cilën ishte thirrur, si përshembull me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.