Marina franceze kap 9.6 ton kokainë pranë Afrikës Perëndimore - Gazeta Express
string(61) "marina-franceze-kap-9-6-ton-kokaine-prane-afrikes-perendimore"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 12:23

Marina franceze kap 9.6 ton kokainë pranë Afrikës Perëndimore

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 12:23

Marina Franceze njoftoi të enjten se kishte sekuestruar 9.6 ton kokainë me vlerë më shumë se 500 milionë euro nga një anije peshkimi në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Sipas informacionit nga Rajoni Detar i Atlantikut, operacioni u krye të hënën nga dy anije të Marinës, pas informacionit të dhënë nga shërbimet antidrogë, shërbimet e inteligjencës detare dhe policia britanike.

Aksioni është pjesë e misionit “Corymbe”, i krijuar në vitin 1990 në Gjirin e Guinesë me qëllim forcimin e sigurisë në një rajon ku pirateria është një fenomen i shpeshtë.

“Në total, nga anija u sekuestruan 9.6 ton kokainë me një vlerë tregu prej gati 519 milionë eurosh”, tha Rajoni Detar i Atlantikut, duke vënë në dukje se anija nuk mbante flamurin e asnjë vendi.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje rreth fatit të ekuipazhit, ndërsa zakonisht në operacione të tilla, droga shkatërrohet dhe anija lejohet të vazhdojë kursin e saj.

Ky është suksesi më i madh i Marinës Franceze në vitin 2025. Deri në fund të gushtit, marina franceze kishte sekuestruar tashmë gati gjashtë ton kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Siç u tha në atë kohë nga kreu i Marinës, Admirali Nicolas Bozour, viti 2025 është regjistruar tashmë si një vit rekord, me më shumë se 45 ton drogë të zbuluara dhe të sekuestruara nga forcat detare franceze.