SPB Shkup zbardh rastin me shtetasin turk që ndërroi jetë në klinikën “Nënë Tereza” - Gazeta Express
string(81) "spb-shkup-zbardh-rastin-me-shtetasin-turk-qe-nderroi-jete-ne-kliniken-nene-tereza"

Maqedoni

Gazeta Express

25/09/2025 11:43

SPB Shkup zbardh rastin me shtetasin turk që ndërroi jetë në klinikën “Nënë Tereza”

Maqedoni

Gazeta Express

25/09/2025 11:43

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup ka zbardhur rastin e shtetasit turk M.A.O. (61), i cili më 23.09.2025 rreth orës 16:40 është raportuar në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se është sjellë me lëndime të rënda trupore nga një person me automjet privat, i cili pasi e ka lënë të lënduarin, është larguar me automjetin, ndërsa i lënduari ka ndërruar jetë menjëherë pas kësaj.

Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, ndërsa automjeti “Honda Civic” dhe H.M., i cili e ka sjellë të lënduarin në spital, janë gjetur.