Selimi i tregon Osmanit si duken takimet zyrtare me Sekretarët e Shtetit të ShBA-ve: Nuk kemi pasur të tillë që prej Hashim Thaçit - Gazeta Express
string(129) "selimi-i-tregon-osmanit-si-duken-takimet-zyrtare-me-sekretaret-e-shtetit-te-shba-ve-nuk-kemi-pasur-te-tille-qe-prej-hashim-thacit"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 10:32

Selimi i tregon Osmanit si duken takimet zyrtare me Sekretarët e Shtetit të ShBA-ve: Nuk kemi pasur të tillë që prej Hashim Thaçit

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 10:32

Ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Perit Selimi, ka thumbuar presidenten Vjosa Osmani, e cila dje në ndejën e organizuar nga presidenti amerikan e ka realizuar një fotografi Sekretarët e Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Selimi ka postuar dy fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi nga takimet zyrtare që kishte me dy ish-sekretar të shtetit.

Selimi i ka treguar Osmanit se si duken takimet e rregullta dhe zyrtare bilaterale me sekretarët e Shtetit të SHBA-ve.

Sipas tij, takime të tilla Kosova nuk ka pasur preh kohës së Hashim Thaçit.

“Meqë ra fjala, kështu duken takimet e rregullta dhe zyrtare bilaterale me Sekretarët e Shtetit të SHBA-ve. Ne nuk kemi pasur asnjë të tillë që prej Hashim Thaçit.”, ka shkruar Selimi.