Korridori është hapësira e parë që shohin miqtë apo familjarët kur hyjnë në shtëpi – pra është edhe vendi ku krijohet përshtypja e parë. Një makeover i thjeshtë i hyrjes mund ta kthejë këtë ambient nga një hapësirë e zakonshme në një kënd plot stil dhe funksionalitet. Nëse po kërkon ide se si ta transformosh hyrjen tënde, këtu janë 5 produkte kryesore që mund ta bëjnë diferencën.
Një korridor pa organizim shpejt bëhet i rrëmujshëm. Një komodinë moderne ose një dollap këpucësh është zgjidhja perfekte për të mbajtur gjithçka në rregull. Përveç funksionalitetit, këto mobilje shtojnë edhe stil në hyrjen tuaj.
Asgjë nuk e hap një hapësirë më shumë sesa një pasqyrë e vendosur me stil. Përveç faktit që të ndihmon të kontrollosh look-un para se të dalësh, një pasqyrë e madhe i jep korridorit efekt vizual të hapësirës më të gjerë dhe më të ndriçuar.
Një element i domosdoshëm në çdo hyrje është varësja. Mund të zgjedhësh modele moderne prej druri ose metali që jo vetëm mbajnë palltot dhe çantat, por shërbejnë edhe si dekor. Ky është një detaj i vogël, por me ndikim të madh në funksionalitetin e përditshëm.
Një qilim i zgjedhur me kujdes jo vetëm që mbron dyshemenë nga papastërtitë, por shton edhe ngrohtësi dhe personalitet në ambient. Zgjidh ngjyra dhe dizajne që përputhen me stilin e përgjithshëm të shtëpisë.
Aksesoret e vegjël mund ta ndryshojnë atmosferën në çast. Një llambë elegante mbi komodinë ose një vazo me lule të freskëta do t’i japë hyrjes së shtëpisë suaj jetë dhe energji pozitive
Të gjitha këto ide dhe produkte praktike i gjeni në foleja.com në Kosovë dhe foleja.al në Shqipëri. Nga mobiljet funksionale, pasqyrat moderne, deri tek aksesoret dekorativë – Foleja është adresa ku mund ta bëni makeover-in e hyrjes tuaj pa shumë mund.