Zgjedhjet e 12 tetorit, xhandarë francezë zbarkojnë në Kosovë për të "mbështetur stabilitetin e ndërtuar besimin" - Gazeta Express
string(112) "zgjedhjet-e-12-tetorit-xhandare-franceze-zbarkojne-ne-kosove-per-te-mbeshtetur-stabilitetin-e-ndertuar-besimin-2"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 9:46

Zgjedhjet e 12 tetorit, xhandarë francezë zbarkojnë në Kosovë për të “mbështetur stabilitetin e ndërtuar besimin”

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 9:46

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se xhandarmeria kombëtare franceze po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) “për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”.

“Xhandarmëria kombëtare 🇫🇷 është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë 🇽🇰”, shkroi ambasada.

“Si pjesë e EUROGENDFOR, ajo po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim, Ambasada franceze tha se “dëshmon angazhimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan”.