Osmani në takim me Kaja Kallas në New York – Kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(78) "osmani-ne-takim-me-kaja-kallas-ne-new-york-kerkon-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves"

Gazeta Express

25/09/2025 9:12

Osmani në takim me Kaja Kallas në New York – Kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Gazeta Express

25/09/2025 9:12

Në kuadër të vizitës së saj në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja Osmani theksoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të agjendës shtetërore.

Ajo ritheksoi kërkesën për heqjen e masave që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të dëmshme për të gjithë qytetarët.

“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, ka shkruar Osmani.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon,” tha Osmani.