Messi s’ka të ndalur, i shënon dy gola të tjerë për Inter Miamin - Gazeta Express
string(62) "messi-ska-te-ndalur-i-shenon-dy-gola-te-tjere-per-inter-miamin"

Futboll

Gazeta Express

25/09/2025 9:11

Messi s’ka të ndalur, i shënon dy gola të tjerë për Inter Miamin

Futboll

Gazeta Express

25/09/2025 9:11

Lionel Messi nuk ka të ndalur në këtë sezon në ligën MLS.

Legjenda argjentinase i ka realizuar dy gola të tjerë në fitoren e Inter Miamit ndaj Neë York City FC me rezultat 4:0 për ta arritur “plyay-off”-in.

Baltasar Rodriguez e hapi serinë e golave për vizitorët pa u bë gjysmë ore lojë me një super-asistim të “magjikut argjentinas”, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, kapiteni Messi e dyfishoi epërsinë e ekipit nga Florida në minutën e 74-t pasi e mori një top nga Busquets dhe e paraboloi portierin kundërshtar.

Më tej, Luis Suarez shënoi nga penalltia për ta realizuar golin e qetësisë.

Në këtë rast Messi e tregoi madhështinë e tij duke ia lënë 11 metërshin sulmuesit uruguaian, i cili po vinte nga suspendimi prej tri ndeshjesh.

E më pas në skenë doli sërish 38-vjeçari argjentinas, i cili e shënoi golin e katërt të ekipit dhe të dytin personal pas një veprimi maestral individual.

Ky njëherësh ishte goli i 24-t në 23 ndeshje për 8 herë fituesin e Topit të Artë.

Ky dygolësh i Messit e ngrit në pesë numrin e golave të shënuar nga ai në harkun e nëntë ditëve.

Ai i ka realizuar dy apo më shumë gola në tetë prej 12 ndeshjeve të fundit me Inter Miamin.

Ky ekip në sezonin e rregullt në Konferencën Lindore gjendet në vendin e tretë, 5 pikë prapa liderit Philadelphia Union, me dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. /Gazeta Express