Veprimtari Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, i ka komentuar takimet e presidentes dhe kryediplomates në Nju Jork.
Ai ka bërë me dije se takimet e Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvalla në margjinat e Asamblesë së OKB-së janë pa substancë dhe të pakoordinuara.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se Kosova ka nevojë për riorganizim total dhe rikalibrim të qasjes diplomatike.
“Vizitat e liderëve të Kosovës në Neë York për UNGA 2025 janë krejt formë dhe aspak substancë sepse janë të pakoordinuara, rrjedhë e luftimeve të egove dhe dukjes. Kosova ka nevojë për riorganizim total dhe rikalibrim të qasjes diplomatike. Momentalisht diplomacia e Kosovës është amatore. Dhe jo pse nuk kemi profesionistë të diplomacisë, por ngase ata keqpërdoren dhe nuk dëgjohen kur këshillojnë që interesat e shtetit të vihen mbi ato të liderëve”, ka shkruar Lushi.