Trump ndjek një kurs të ri lidhur me luftën e Ukrainës - Gazeta Express
string(54) "trump-ndjek-nje-kurs-te-ri-lidhur-me-luften-e-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 8:10

Trump ndjek një kurs të ri lidhur me luftën e Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 8:10

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deri vonë fliste që Ukraina të bënte lëshime lidhur me territoret e pushtuara – tani ai ka bërë një kthesë.

Mungesa e gatishmërisë së Rusisë për bisedime lidhur me luftën en Ukrainë dhe shkeljet e hapësirës ajrore të NATO-s, sipas qeverisë së SHBA-së, kanë bërë që presidenti Donald Trump të ndryshojë mendim. “Unë mendoj, se Ukraina me mbështetjen e Bashkimit Europian do të jetë në gjendje të rimarrë territorin e saj në formën e mëparshme”, deklaroi Trump pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Trump: Rusia si “tigër prej letre”

Rusia është e dobët dhe pas tre vjet e gjysmë lufte pa suksese po duket si një “tigër prej letre”, shkruajti Trump në platformën e tij online Truth Social. Më parë ai u shpreh edhe për goditjen e avionëve rusë në territorin e NATO-s. Javët e kaluara presidenti i SHBA-së pas bisedimeve për fundin e luftës në Ukrainë shprehej për lëshime të mundshme territoriale nga ana e Ukrainës. /DW