“Agresion i motivuar me objektiva të qarta politiko – ushtarake, rasti i Banjskes ende nuk e ka marrë kualifikim e duhur”- Fatmir Limaj në Pressing - Gazeta Express
string(141) "agresion-i-motivuar-me-objektiva-te-qarta-politiko-ushtarake-rasti-i-banjskes-ende-nuk-e-ka-marre-kualifikim-e-duhur-fatmir-limaj-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 21:13

“Agresion i motivuar me objektiva të qarta politiko – ushtarake, rasti i Banjskes ende nuk e ka marrë kualifikim e duhur”- Fatmir Limaj në Pressing

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 21:13

Sonte në pjesën e parë të Pressing i ftuar është kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Përballë tij janë Zana Avdiu e Burim Ramadani.

Limaj në dy vjetorin e rastit të Banjskës, tha se ky rast ende nuk e ka marrë kualifikimin e duhur.

“Kjo cështje nuk ka shkuar deri në fund, kualifikimi nuk është, dhe kjo është cështje e pambyllur, pa e marrë kualifikim e duhur tash e dy vite. Banjska ka edhe parahistori. Ata të cilët e kanë dizajnuar gjithë Atë operacion të Agresionit ndaj Kosovës na nuk kemi parë deri më sot asnjë pasojë, apo dokument ndërkombëtar që drejtpërdrejt kish me pranu faktin që ka ndodhur. Ka ndonjë deklaratë shkarazi, ky nuk është akt terrorist, kjo është përtej saj”, tha ai.