“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, turpi është i Kosovës – Nuk e kanë marrë për t'meçem por për te forcu argumentin”, Limaj për Bashën - Gazeta Express
string(125) "kryetari-i-kuvendit-te-kosoves-turpi-eshte-i-kosoves-nuk-e-kane-marre-per-tmecem-por-per-te-forcu-argumentin-limaj-per-bashen"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 21:08

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, turpi është i Kosovës – Nuk e kanë marrë për t’meçem por për te forcu argumentin”, Limaj për Bashën

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 21:08

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se zgjedhja e Dimal Bashës kryeparlamtar brenda mund të konsiderohet “trup për Kosovën”, por jashtë vendit ai përfaqëson Kosovën.

Tutje, Limaj ka folur për punimin anti-UÇK, ku Dimal Basha është bashkë-autor.

Limaj tha se Bashan nuk e kanë marrë atë “për të meçëm”, por për ta forcuar argumentin se një shqiptar është bashkë-autor.

“Pse është marrë Dimali në atë punim, jo që e kanë marrë për të meçëm, në këso rastesh kurrë nuk të kqyrin sa i kualifikun je. E kanë marrë me forcu argumentin ajo zonja që një shqiptar është bashkë-autor”.

“Kush e lexu ajo zonja krejt angazhimin e ka anti-shqiptar, nuk mundesh me u ulë me të pa e njohur”, tha Limaj. /Gazeta Express