Mbrojtësi qendror i Liverpool-it, Giovanni Leoni, ka dëmtuar ligamentet e kryqëzuara dhe do të jetë jashtë për disa muaj.
Pas debutimit të shkëlqyer në League Cup mbrëmë, me Arne Slot shumë të kënaqur, një dëmtim fatkeq ka ndodhur për Leonin dhe ai pritet të mungojë deri në fund të sezonit.
Përditësimet më të fundit tregojnë se Giovanni Leoni mund të jetë jashtë për një periudhë rreth nëntë muajsh pas raportimeve për këputje të shpërndarje të ligamentit të kryqëzuarr gjatë debutimit të tij të plotë te Liverpool të martën në mbrëmje.
18-vjeçari, mbrojtës qendror, ju dha mundësinë e parë si titullar që nga kalimi i tij prej 35 milionë euro te Liverpool në fitoren e tyre në EFL Cup kundër Southampton të martën në mbrëmje.
Ish-mbrojtësi i Parmës fitoi vlerësime të mira për paraqitjen e tij në pjesën e parë, por mbrëmja e tij u ndërpre në minutën e 80-të kur ai pësoi një rënie të rëndë, e cila kërkoi ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Ai u largua jashtë me barelë derisa ju dha edhe oksigjen, derisa ai u larguia nga Anfield.
Disa media tani kanë filluar të raportojnë se Leoni ka dëmtuar ligamentin kryqëzuar, me burime të Corriere dello Sport, ky lëndim ka të ngjarë ta mbajë atë jashtë fushës për një periudhë rreth nëntë muajsh.
Sipas Fabrizio Romano, Leoni do të bëjë gjithçka për tu rikthyer i aftë dhe i disponueshëm para fundit të sezonit 2025-26.
Shoku i tij i ekipit, Federico Chiesa, tashmë i ka dërguar Leonit të gjitha të mirat në procesin e rikuperimit nga dëmtimi: “Më vjen keq për Giovanni Leoni-n për atë që i ka ndodhur,” tha ish-sulmuesi i Juventusi pas fundit të ndeshjes.
“Nuk dimë ende se çfarë do t’i ndodhë, por shpresoj të mos jetë diçka e keqe sepse ai ka një të ardhme të ndritur para vetes, është një djalë fantastik dhe një futbollist i madh. Ai është vetëm 18 vjeç, por shpresoj të mos jetë diçka e keqe, por do të shohim”.
“E kam parë vitin e kaluar në Serie A dhe ai tashmë tregoi qetësi me topin dhe një mendje të madhe defensive, një mendje defensive italiane si mbrojtësit e vjetër të kohës së dikurshme. Shpresoj të mos jetë diçka e keqe.” /GazetaExpress/