Prokuroria e Posaçme (SPAK) këtë të mërkurë, ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë Kolonjë.
Isai së bashku me 6 zyrtarët është marrë i pandehur nga SPAK, për akuzat e shjeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Sipas SPAK, bëhet fjalë për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.Hetimet e SPAK po kryhen nga prokurori Dritan Premçi.