Luis Enrique bën sikur nuk iu beson syve të tij, e më i afrohet Ousmane Dembeles për ta përqafuar dhe në fund e merr në dorë Topin e Artë të cilin e kishte sjell sulmuesi i tij dhe e përqafon atë.
Luis Enrique 😂 pic.twitter.com/SmMPsZTRLd
— Paris Saint-Germain (@PSG_espanol) September 24, 2025
Kjo ishte skena e gëzimit dhe e lumturisë që ndodhi në zhveshtoren e qendrës stërvitore të Paris Saint-Germainit sot, në Poissy, ndërsa u publikua nga rrjetet sociale të klubit, shkruan “Gazeta Express”.
Por, përpos trajnerit spanjoll ishin të shumtë bashkëlojtarët e yllit francez që i bënë komplimente dhe që deshën ta preknin trofeun që ai e fitoi të hënën mbrëma, derisa skuadra ishte duke luajtur në Marseille, ku pësoi humbje, 0:1. /Gazeta Express