KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025 - Gazeta Express
string(60) "kqz-akrediton-mbi-18-mije-vezhgues-per-zgjedhjet-lokale-2025"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 14:19

KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 14:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për akreditimin e 18,041 vëzhguesve të propozuar nga 51 subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2025.

Këta vëzhgues do të kenë të drejtë të monitorojnë procesin zgjedhor në të gjitha fazat – nga hapja e vendvotimeve, deri te numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve.

Zgjedhjet Lokale 2025 do të mbahen më 12 tetor në të gjitha komunat e Kosovës.