Shkodër, policia asgjeson mbi 1,700 bimë kanabis - Gazeta Express
string(46) "shkoder-policia-asgjeson-mbi-1700-bime-kanabis"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 14:25

Shkodër, policia asgjeson mbi 1,700 bimë kanabis

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 14:25

Policia e qarkut Shkodër ka kryer një operacion të gjerë anti-drogë në 6 njësi administrative: Shosh, Pult, Postribë, Shalë, Kastrat e Temal. Në total u asgjesuan mbi 1,700 bimë kanabis.

Pas këtij aksioni ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 6 kryetarë fshtrash për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Policia ka arrestuar babë e bir, banues në fshatin Hot, të cilët dyshohet se kishin kultivuar 165 bimë.

Në njoftim për shtyp, policia thotë se operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.