Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me Manastirliun dhe nënkryetarët e Bashkisë - Gazeta Express
string(89) "nje-dite-pas-shkarkimit-te-veliajt-rama-takim-me-manastirliun-dhe-nenkryetaret-e-bashkise"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 14:03

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me Manastirliun dhe nënkryetarët e Bashkisë

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 14:03

Një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt me 50 vota pro, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim në ambientet e Kryeministrisë me kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, si dhe me nënkryetarët aktualë të bashkisë.

Takimi duket se vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme vendore në kryeqytet.

Tashmë, vendimi për shkarkimin i kalon për miratim Këshillit të Ministrave, i cili me dekretin përkatës do t’i hapë rrugë zyrtarisht zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.