“Mos e trajtoni Serbinë si shtet normal”, Petkoviq i reagon Kurtit: Nervoz për shkak të takimit Rubio-Vuçiq - Gazeta Express
string(103) "mos-e-trajtoni-serbine-si-shtet-normal-petkoviq-i-reagon-kurtit-nervoz-per-shkak-te-takimit-rubio-vuciq"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 14:38

“Mos e trajtoni Serbinë si shtet normal”, Petkoviq i reagon Kurtit: Nervoz për shkak të takimit Rubio-Vuçiq

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 14:38

Kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot, në dyvjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, u bëri thirrje ndërkombëtarëve që “të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal, përderisa ajo nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë, të organizuar dhe udhëhequr nga Millan Radojçiqi”.

Petkoviq tha se Kurti është “i zemëruar”, për shkak të takimeve që ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i pati në New York, ku u mbajt një mbledhje në Asamblenë e Përgjithshme e OKB-së.

“Kurti duket se është shumë i zemëruar për shkak të takimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq në New York, prandaj, nga paaftësia, sulmon Serbinë!”. shkroi ai në një postim në X.

Petkoviq përmendi vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, ndërsa tha se Beogradi po i thellon marrëdhëniet me Washingtonin.

“Nervozizmi i Kurtit është i kuptueshëm. Ndërsa SHBA ndërpret dialogun strategjik me Prishtinën, Vuçiç me sekretarin e shtetit Rubio thellon bashkëpunimin!”.