Kurti i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare: Mos e konsideroni Serbinë shtet normal përderisa s’i dorëzon kriminelët e sulmit në Banjskë - Gazeta Express
string(135) "kurti-i-ben-thirrje-bashkesise-nderkombetare-mos-e-konsideroni-serbine-shtet-normal-perderisa-si-dorezon-kriminelet-e-sulmit-ne-banjske"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 13:46

Kurti i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare: Mos e konsideroni Serbinë shtet normal përderisa s’i dorëzon kriminelët e sulmit në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 13:46

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ka shkuar në vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë gjatë sulmit.

Pastaj, Kurti i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij dhe anëtarë të familjes Bunjaku shkuan për homazhe te varri i Afrim Bunjakut.

Duke kujtuar rënien heroike të rreshterit Afrim Bunjaku, Kurti tha se “ishte një rënie, e cila e ngriti Republikën e Kosovës, shtetin tonë të pavarur edhe së brendshmi, por edhe në reputacionin e saj ndërkombëtar, sepse kemi të bëjmë me një shtet, i cili i del zot vetvetes dhe, i cili ka policë që sakrifikohen për të mbrojtur qytetarët pa dallim, duke e mirëmbajtur rendin publik dhe sundimin e ligjit”.

“Tash, të gjithë ne bashkë, jemi pjesë e familjes Bunjaku, të bashkëshortes Lumnije, të fëmijëve, Arbenitës, Jetlumit e Fatlumit, sepse Afrim Bunjaku i përket Republikës së Kosovës dhe gjithë popullit, që do ta mbajë për jetë e mot në zemrat e veta këtë hero të Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Nga atje, Kurti i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e konsiderojë Serbinë shtet normal meqë s’po i dorëzon kriminelët që morën pjesë në këtë sulm.

“Ne tash i bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal, përderisa ajo nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë, të organizuar dhe udhëhequr nga Millan Radojçiq dhe të financuar e të mbështetur nga Beogradi zyrtar dhe presidenti atje, Aleksander Vuçiq. Aktakuza i përfshinë 45 persona. Këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës, ku ka aktakuzë për ta dhe panumër fakte e argumente për përfshirjen e tyre në këtë vrasje të Afrim Bunjakut dhe në këtë sulm agresor e terrorist të tyre”.

“Aktakuza i përfshinë 45 persona. Këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës, ku ka aktakuzë për ta dhe panumër fakte e argumente për përfshirjen e tyre në këtë vrasje të Afrim Bunjakut dhe në këtë sulm agresor e terrorist të tyre. Në të njëjtën kohë, duhet të theksojmë edhe faktin tjetër, që kjo është një betejë e fituar nga Policia e Kosovës për Republikën e Kosovës dhe gjithë qytetarët pa dallim”.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se një ditë si kjo para dy vitesh që filloi si “jashtëzakonisht e rëndë, por edhe e dhimbshme, përfundoi ndër më krenaret në historinë e Republikës së Kosovës”.

“Lavdi Afrim Bunjakut! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Republikës së Kosovës, e mirënjohje pafund për të gjithë ata që sollën që kjo ditë me të vërtetë të mbetet ditë e shënuar ku integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës veçse u forcuan”,  tha Sveçla siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në këtë përvjetor, sot nga ora15:00, në Prishtinë do të organizohet akademi përkujtimore në nderim dhe kujtim të heroit Afrim Bunjaku./Express/